Shëndeti jonë gjatë stinës së vjeshtës

Stina e vjeshtës sapo ka filluar, por fatkeqësisht shumë prej nesh nuk janë të lumtur për këtë fakt. Çfarë duhet të bëjmë për të qenë në formë njëlloj si në verë? 

Lifestyle

23/09/2014 17:39

Shumë prej nesh ndihen të lodhur, të tjerë në depresion e disa akoma sëmuren në mënyrë të pashpjegueshme dhe të përsëritur.

Atëherë çfarë duhet të bëjmë për të qenë në formë njëlloj si në verë? E rëndësishme është të ndjekim disa këshilla të thjeshta dhe praktike.

Ja se çfarë sugjerojnë mjekët:
Gjatë stinës së vjeshtës ditët shkurtohen në mënyrë progresive, temperaturat ulen ndjeshëm, njerëzit janë më të prirur për të kaluar më shumë kohë në vende të mbylluara dhe të ekspozohen më pak në diell.

Ekspozimi i gjatë ndaj dritës së diellit vë në lëvizje organizmin tonë, ku prodhohet më pas serotina, një substancë e rëndësishme që kur prodhohet në sasi të mëdha na bën të ndihemi energjik, me humor të mirë dhe të ngrohtë, transmeton Lajmi.net.

Kjo është arsyeja pse në stinën e verës është më e lehtë të ndihesh në formë. Ky është edhe shkaku që në stinën e vjeshtës shum të tjerë ndihen të lodhur, pa energji dhe humor për ta përballuar ditën.

Duke reduktuar orët e ekspozimit në diell, reduktohet edhe prodhimi i serotinës. Po flasim për të famshmen SAD (Sesonal Affective Disorder), i quajtur ndryshe Depresioni Sezonal.

Melatonia dhe gjumi është një tjetër faktor që kontribuon në “ushqyerjen” e depresionit sezonal. Gjatë ditëve tipike me shi të vjeshtës, drita reduktohet ndjeshëm dhe truri reagon duke prodhuar hormonin e qetësisë dhe gjumit, melatoninën.

Kjo e fundit prodhohet në sasi të mëdha nëse jemi të lodhur dhe kemi nevojë për të fjetur e për tu çlodhur. Problemi lind në momentin që për shkak të punës dhe obligimeve të përditshme, nuk është e mundur të flesh, por ke nevojë për vëmendje dhe dinamizëm.

Në këtë kontekst, është e thjeshtë të ndihemi nervoz, pa humor dhe shumë të lodhur. Depresioni sezonal është një tjetër problem që shfaqet gjatë stinës së vjeshtës. Xhinsengu është bima më e njohur për efektet e saj pozitive dhe energjike. Kjo bimë është më e preferuar për tu përdorur gjatë ndërrimit të stinëve dhe vepron shumë shpejt duke na dhënë forcë dhe na bën të ndihemi më mirë.

Momenti më i mirë për ta përdorur atë është mëngjesi, por nëse është e nevojshme mund të përdoret edhe në drekë. Mirë është të pihen tre deri në katër gota në ditë. Një tjetër bimë e domosdoshme në vjeshtë është ajo që njihet me emrin shkencor Grifonia, e cila ka nisur të përdoret shumë kohët e fundit, duke parë efektet pozitive që ka në humorin tonë, transmeton Lajmi.net.

Ajo është shumë e pasur me 5HTP, një aminoacid që trupi ynë arrinë ta rikthejë në serotoninë. Kjo këshillohet për ata që ndihen nervozë, jo të qetë dhe pa humor. Gjendet në farmaci në formën e kapsulave. Doza e këshilluar është një kapsulë në mëngjes dhe një në mbrëmje.

Mbrojtja
Vjeshta është stina ku shumë njerëz fillojnë të ndërrmarin masa mbrojtëse para stinës së ftohtë të dimrit. Ulja e temperaturave shton mundësitë për tu prekur nga infeksionet bakteriale dhe virale.

Të mbrohesh në këtë rast do të thotë që ta mbash organizmin dhe sistemin imunitar sa më efiçent, për të qenë më të fortë dhe më të gatshëm. Një nga faktorët që më shumë se të tjerët ulë mbrojtjen natyrale të organizmit është stresi, ku bën pjesë si ai fizik ashtu edhe ai emotiv.

Është shumë e rëndësishme që të bëhet një ushqyerje e shëndetshme gjatë kësaj sezone. Dihet që nevojat ushqimore janë të ndryshme në periudha të ndryshme të jetës, ashtu siç janë të ndryshme në stinë të ndryshme. Megjithatë, rregulli gjatë kësaj stine është: shumë fruta, perime jeshile dhe ushqime të freskëta. Me një sistem korrekt ushqyerje dhe me një administrim të mirë të stresit, do të jeni vërtetë në gjendje ta përballoni sa më mirë stinën e vjeshtës.