Shën Valentini festohet edhe në Kosovë me dhurata e muzikë

Shën Valentini është ditë e të dashuruarve, e cila ka vite që po festohet edhe në Kosovë. Nga lulet deri te dhuratat më të ndryshme tanimë janë blerë dhe zbuluar nga qytetarët për KosovaPress-in, megjithatë ka edhe nga ata që nuk e festojnë, pasi nuk ua lejon feja apo thonë se të dashuruar janë çdo ditë.

Lajme

14/02/2016 09:18

 

Për këtë ditë dhurohen dhurata nga më të ndryshmet duke ndarë në mënyrë të veçantë atë dashurinë të cilën e kanë ndjerë për muaj me radhë deri në datën e 14 shkurtit. Në sheshin e kryeqytetit ka filluar shitja e luleve. Kurse, lokalet e stolisura tanimë kanë filluar shitjen e gjërave të ndryshme që të dashuruarit do t’i dhurojnë.

Po ashtu, edhe kafiteritë dhe restorantet e ndryshme në kryeqytet kanë organizuar mbrëmje muzikore për mysafirët.

Flaka Braha nuk sheh ndonjë të veçantë tek “Shën Valentini”, pasi që ajo e ka çdo ditë “Shën Valentin”.

“Çdo ditë është “Shën Valentin” kështu që nuk ka nevojë”, ka thënë Braha.

Ndërsa Erla Anda Diçi, një bylyzyk floriri e ka cilësuar si më të veçantë n nga dhuratat që ajo i ka marrë ndër vite.

“Më e mira, më e shtrenjta një bylyzyk floriri”, ka thënëAnda Diçi.

Teuta Ramadani, e pyetur nëse e feston ditën e të dashuruarve “Shën Valentinin”, ka thënë për KosovaPress se nuk e feston këtë ditë pasi që nuk është festë e fesë së saj, fesë islame.

“Jo nuk e festoj. Nuk e festoj se tash pas luftës këta e kanë qit, e na feja islame këto nuk i kemi bo. Nuk jam kundër asgjë, është ditë e të dashuruarve por me festuar nuk e festoj” ka thënë Ramadani.

Kurse, një qytetare si dhuratë të sajën më të veçantë ka cilësuar një majmun lodër, me t ë cilin edhe e bënë gjumin.

“Dhurata më e mirë që më pëlqen mu që e kam marr është një majmun i madh, shumë i madh. Për atë edhe flejë me to”, ka thënë ajo.

Kurse, Sheri e ka bërë një dhuratë të cilën vetëm bashkëshorti i saj dijë ta vlerësoj.

“Unë më të mirën ia kam bërë një dhuratë të veçantë që veç ai ka ditë me vlerësuar”, tha Sheri.

Një vajzë nga i dashuri i saj këtë “Shën Valentin”, do ta marr një xhaketë, pasi që i dashuri saj për KosovaPress e zbuloi dhuratën që e ka përgatitur për të.

“Ia kom ble një jakne”, tha qytetari.

Dita e Shën Valentinit thuhet se ka lindur nga një prift i cili quhej Shën Valentin, ku ai bëri martesë ilegale dhe u burgos, kurse roja i burgut kishte një vajzë e cila ishte e verbër dhe ai e shëroi atë. Ata të dy u dashuruan në njëri-tjetrin dhe prifti para se të vdiste i dërgoi vajzës një letër që ia shprehi ndjenjat e tij dhe kjo ditë u quajt dita e Shën Valentinit, duke u bërë kështu një ditë që festohet në shumë vende të botës./kp