Shembja e urës në Xhenova, zjarrfikësit: Këtu është ferri /FOTO

“Këtu është ferri”, këto janë fjalët që përsërisin anëtarët e grupit të kërkim-shpëtimit mes tyre teksa mundohen të shpëtojnë sa më tepër jetë.

Bota

14/08/2018 15:23

Të paktën 11 viktima, mes të cilëve edhe 1 fëmijë, si dhe 5 të plagosur është bilanci i deritanishëm tragjedisë në Xhenova, bilanc i cili fatkeqësisht pritet të rendohet pasi nën rrënoja ka ende disa makina.

Ura e shembur në Xhenova ndërtuar në vitet 1960 është e njohur si “ura Morandi”. Pjesa e shembur është rreth një kilometër e gjatë dhe ngrihet mbi një pjesë të shtratit të lumit Polcevera.

E përditshmja italiane “La Repubblica” e përshkruan atë pjesë të qytetit si shumë të banuar.

Lexoni edhe:

Lajme tragjike nga Italia, shkon në 22 numri i të vdekurve