Shembet ura 78-vjeçare në New York (Foto)

Ura e vjetër Kosciuszko u shkatërrua nga një shpërthim i kontrolluar në orët e para të së dielës.

Fun

02/10/2017 22:17

Struktura 78-vjeçare u hodh në erë pasi aty do të ndërtohet një urë e re që do të lidhë Brooklyn-in dhe Queens-in.

Shumë njujorkezë janë shprehur se janë zgjuar nga zhurma dhe tronditja e madhe e shkaktuar nga shpërthimet që sollëm shembjen e urës, ndërsa re të mëdha tymi janë ngritur në qiell pas shkatërrimit. /Lajmi.net/