Shembet mali, shfaqet fytyra e Jezusit në dhe (Foto)

Një pjesë e malit është shembur në një rajon të Kolumbisë, ku si pasojë është shfaqur diçka e pazakonshme më pas.

Bota

28/03/2015 09:07

Besimtarët nuk po arrijnë t’ju besojnë syve të tyre, pasi që nga shembja e një pjese të malit sipas tyre është shfaqur fytyra e Jezusit.

Screenshot_2

Për këtë gjë janë të bindur mijëra persona që filluan të bënin pelegrinazh në Sibundoy të Putumayo, në Kolumbi, ku nga dita e shtunë e javës së kaluar u shemb një segment i malit, transmeton Lajmi.net.

Për shkak të formës së krijuar nga shembja e dheut, besimtarët thonë se bëhet fjalë për fytyrën e Jezusit.