“Sheiku” Elinel, shumë shpejt këngën e re

Rep artisti Granit Bajraktari, i njohur me emrin artistik si Elinel, së shpejti do të vijë me projektin e tij më të ri.

ShowBiz

20/07/2015 16:45

I njohur për projektet e tij të veçanta, reperi edhe kësaj radhe po përgatit diçka interesante për fansat e muzikës së tij.

“Sheikh”, titullohet kënga më e re e Elinel, të cilën do ta sjellë të realizuar me videoklip nga produksioni “Fron Media”.

Sipas burimeve, xirimet e videoklipit janë në përfundim e sipër, ndërsa do të publikohet së shpejti./GazetaExpress