Shehu i kënaqur me rezultatin ndaj Partizanit

Kapiteni i Skënderbeut, Orges Shehu është deklaruar pas barazimit me Partizanin e Beogradit.

Sport

20/10/2017 00:01

Skënderbeu dhe Partizani i Beogradit kanë luajtur barazim 0-0 në ‘Elbasan Arena’ në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Evropës.

“Kemi luajtur mirë, kemi qenë si të barabartë. Kemi vazhdimësi, i tillë është edhe futbolli”, ka deklaruar Shehi.

“Donim të fitonim, por jemi të kënaqur edhe me barazimin. Jam 100% i fokusuar, po punoj fort, prandaj dhe jam në këtë formë”, ka shtuar ai.

Këto dy skuadra do të takohen sërish pas dy jave në Beograd./Lajmi.net/