Shefja e BE-së në Kosovë ka një kërkesë për autoritetet kosovare

Është mbajtur takimi i radhës i Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundimin e Ligjit i organizuar për herë të parë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) dhe i udhëhequr nga kryesuesi i këtij këshilli, Blerim Isufaj.

Lajme

12/12/2017 17:05

Komunikata e dërguar për media tregon se në këtë takim, të pranishëm ishin edhe ministri i Drejtësisë (MD), Abelard Tahiri, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Nehat Idrizi, shefja e Zyrës së BE-së/përfaqësuesja e Posaçme e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe udhëheqësja e Misionit për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Aleksandra Papadopoulou.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalija Apostolova iu ka bërë bëri thirrje autoriteteve kosovare që të zbatojnë rekomandimet e mbetura të Raportit 2016 për Kosovën të Komisionit Evropian në pjesën e tij për ‘Funksionimin e gjyqësorit’ si dhe prioritetet afatshkurtëra dhe afatmesme të Agjendës Evropiane të Reformave.

“Shqyrtimi dhe miratimi i legjislacionit që e bën të detyrueshëm pezullimin, përkatësisht largimin e zyrtarëve publikë të paditur dhe të dënuar për korrupsion, është një prioritet për të cilin Autoritetet e Kosovës u zotuan se do ta përmbushin brenda Agjendës Europiane të Reformave”,  ka thënë Apostolova.

Ajo ka thënë se inkurajon përfshirjen e dispozitave ligjore të kërkuara në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale për të bërë këtë të mundur.