Shefi i UNMIK-ut takon Shpend Ahmetin

Përfaqësuesi Special i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Zahir Tani ka vizituar Komunën e Prishtinës.

Lajme

30/03/2017 16:34

Në këtë vizitë, ai takua nga kryetari e Prishtinës, Shpend Ahmeti,  nënkryetari, Dardan Sejdiu, si dhe drejtori i Administratës, Muhedin Nushi.

I pari i Prishtinës e njoftoi përfaqësuesin special me gjendjen në Komunën e Prishtinës, si ka qenë në marrje të mandatit dhe të arriturat e deritanishme në përmirësim të gjendjes.

Në këtë kontekst, Ahmeti ka folur  për reformat në administratë e financa, sidomos tek tatimi në pronë, investimet në institucione parashkollore e shkollore, reformën në shëndetësi dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarë, transparencën radikale, ndaljen e të gjitha ndërtimeve pa leje etj.

Ndërsa, Tanin ka ofruar bashkëpunim në projekte të cilat zyra e OKB-së këtu do të mund të ndihmonte.