Shefi i Shtabit Zgjedhor të AKR-së kërkon zbatimin e parimeve kryesore të partisë – Lajmi.net
Shefi i Shtabit Zgjedhor të AKR-së kërkon zbatimin e parimeve kryesore të partisë
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 18:21, 19 May 2017
Shefi i Shtabit Zgjedhor dhe njëherësh Sekretari Organizativ i AKR-së Rrahim Pacolli ka mbajtur mbledhje me të gjithë kryetarët e degëve.

Duket se tashmë ka filluar mobilizimi i Aleancës për Zgjedhjet 2017.

Pacolli ka kërkuar që të zbatohen parimet kryesore të kësaj partie që janë vlerat liberale e demokratike, dhe kurrsesi të dalin jashtë kornizave të programit.

Në cilësinë e Kryetarit të Shtabit Zgjedhor e njëherit edhe të Sekretarit Organizativ sot mbajta mbledhjen e radhës më të gjithë kryetarët e degëve , ku ishin të pranishëm edhe anëtarë të tjerë të kryesisë së AKR-së.

“Në mbledhjen e sotme kërkova që me gjithë vullnetin e mirë të zbatohen parimet kryesore të partisë tonë siç janë vlerat liberale dhe demokratike, e në asnjë mënyrë prononcimet dhe deklaratat e përfaqësuesve tonë të dalin jashtë kornizave të programit të AKR-së”, është shprehur Sekretari Organizativ.

Ai ka thënë se strukturat e AKR-së janë duke rezultuar më të bashkuara se kurrë që në zgjedhjet e qershorit të dalin fitues.

“Aktivitet operative dhe strategjike po realizohen në mënyrën më të mirë të mundshme. Strukturat e konsoliduara të AKR-së po rezultojnë më të bashkuara se kurrë, në mënyrë që zgjedhjet e qershorit të na sjellin fitoren e merituar”, përfundoi Pacolli.

Fjalët kyçe: AKR, Rrahim Pacolli, zgjedhjet

Fotolajm

Kim Jung, bëhet pjesë e batutave
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master Japan
  • Play Berry Rush
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Rock Wheels