Shefi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë do të largohet në fund të vitit, thotë Trump

Shefi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly, do të largohet nga posti i tij në fund të vitit, njoftoi presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Bota

09/12/2018 09:14

Një njoftim rreth zëvendësimit të Kelly pritej në ditët në vazhdim, u tha Trump gazetarëve të shtunën kur ai u nis nga Shtëpia e Bardhë për tw shkuar në ndeshjen e futbollit të Marinës së Armatës në Filadelfia.

“John Kelly do të largohet – nuk e di nëse mund të them se po tërhiqet – por ai është një njeri i mirë”, u tha Trump gazetarëve.

“John Kelly do të largohet në fund të vitit. Ne do të njoftojmë se kush do të marrë vendin e John-it – mund të jetë në një bazë të përkohshme. Do të njoftoj se tw nesërmen ose pas dy dite, por John do të pwrfundojw mandatin në fund të vitit …e vlerësoj shumë shërbimin e tij”.

Nick Ayers, shefi i stafit të zëvendëspresidentit, Mike Pence, është opsioni kryesor i Trump për të zëvendësuar Kelly-n dhe të dy kanë zhvilluar diskutime për muaj me radhë për këtë punë, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për Associated Press.

Kellyt ka ardhur në detyrë verën e 2017-ës, duke zëvendësuar Reince Priebus, në një moment kur në Shtëpinë e Bardhë mbretëronte kaosi, si shef kabineti Kelly nisi të vepronte me grusht të hekurt, mbi të gjitha duke kufizuar aksesin e personelit në studion ovale, njofton Klan Kosova.

Por, kohët e fundit ndikimi i tij mbi presidentin u zbeh shumë. Gjenerali nuk merrte më pjesë në mbledhjet më delikate, dhe e ka prekur mjaft shpesh kufirin e pushimit nga puna.

Kelly ka pasur tensione edhe me Melaninë, duke refuzuar disa herë promovimet e personave të stafit të Zonjës së Parë, dhe ka shprehur shpesh kritika mbi menyrat e udhëtimit të shoqëruesve të saj. Ky ka qenë edhe shkaku për të cilin Melanie i është ankuar Trump-it.