Shefi i ri i UEFA-s, injoron tifozët e Kombëtares që në mbledhjen e parë

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është mbledhur sot në Athinë për herë të parë që pas zgjedhjes së presidentit të ri të kësaj organizate, Aleksander Ceferin. 

Sport

15/09/2016 17:06

Në këtë mbledhje u morën disa vendime të rëndësishme për sa u përket finaleve të aktiviteteve kontinentale, por edhe një vendim për tifozët e dalluar të Europianit, ku çuditërisht mungonin ata shqiptarë.

Pas një përmbledhjeje të Euro 2016, u vendos t’u jepej një çmim Federatave të Futbollit të Islandës, Irlandës, Irlandës së Veriut dhe Uellsit për “kontributin e jashtëzakonshëm të tifozëve të tyre në kthimin e një turneu të tillë në një sukses”. Secilës prej këtyre federatave do t’u dorëzohet një pllakatë përkujtimore në një prej ndeshjeve të radhës në kualifikueset e Botërorit në tetor.

Ajo që bie në sy është se në këtë listë mungon emri i Shqipërisë, tifozët e të cilës mbushën me po aq entuziazëm stadiumet dhe rrugët e qyteteve franceze gjatë aktivitetit të verës. Nuk është rastësi që thuajse në të gjitha mediat botërore, kudo që kishte shkrime për tifozët mbresëlënës në Europian, përfshihej gjithmonë edhe emri i Shqipërisë dhe tifozëve të saj të zjarrtë kuq e zi. Edhe vetë UEFA, gjatë të gjithë aktivitetit, nëpërmjet rrjeteve sociale, e theksonte një gjë të tillë.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.