Shefi i logjistikës së UÇK-së në Dukagjin: Deçani do ta ketë faqen e bardhë

Sot ka filluar zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit. Në këto zgjedhje kandidon edhe një person i veçantë jo vetëm për Deçanit dhe Gllogjanin, por për tërë Rrafshin e Dukagjinit.

Lajme

21/09/2017 18:28

Bëhet fjalë për Mustafë Selmanajn, kandidatin e AAK-së për Asamblenë komunale të Deçanit.

Mustafë Selmanaj në kohën e luftës ka qenë shef i logjistikës në Zonën Operative të Dukagjinit dhe njëri i afërt i komandantit të Zonës, Ramush Haradinaj, tash kryeministër.

Mustafën e gjithë rrethi i tij e njohin edhe me nofkën “Mustafë Qeveria”.

Ai e ka bërë edhe një postim në Facebook ku falëndëron edhe kryetarin e degës së AAK-së në Deçan dhe deputetin e kësaj partie, Daut Haradinajn.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Deçanit,

Për fillim dua t’i falënderoj të gjithë ata që insistuan që unë të kandidoj për asamble komunale në Deçan, dua ti falënderoj që besuan ndër vite në mua e tash edhe zyrtarisht të jem zëri tyre ne Kuvendin Komunal.

Nuk ka qenë e lehtë për mua të vendos për të hyrë në garë, falënderoj Kryetarin Daut Haradinaj dhe degën e AAK-së në Deçan për mundësinë e dhënë.

Nuk kam pretenduar të jem i privilegjuar në listë, kandidoj me numrin 20, dhe kërkoj besimin tuaj.

Ju premtoj që në qeverisje qendrore me Kryeministër Ramush Haradinaj, me Kryetar Komune Bashkim Ramosaj dhe me mua Mustafë Selmanaj nr.20, Deçani do ta ketë faqen e bardhe e zhvillim që i mungoi ndër vite nga qeveritë e kaluara.

Na priftë e mbara.

surta msurta