Shefi i kabinetit të Lekajt reagon për kyçjen e Gërlicës në autostradën “Arbën Xhaferi”

Argjend Zejnaj, shefi i kabinetit të ministri të Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se përmes politikes kjo ministri po merr vendime të vërteta.

Lajme

05/06/2018 21:43

Sipas tij kyçja te Gerlica e Vitisë në autostradën “Arbën Xhaferi”, bëhet sepse ekziston vullneti i qeverisë Haradinaj dhe i Ministrit Lekaj për të qenë afër vitiasve, transmeton lajmi.net.

Shkrimi i plotë:

Dikush krejt jetën politike e sheh “piarë” (shitje t’rrejshme të imazhit). Por ne përmes politikës po marrim vendime të vërteta dhe ju qëndrojmë karshi atyre vendimeve. Nëse do të bëhet kyqja të Gerlica e Vitisë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ajo bëhet se ekziston vullneti i qeverisë Haradinaj dhe i Ministrit Lekaj për të qenë afër Vitiasve dhe rrethinës së saj, jo pse në të “ka insistuar njëri”, siç po e lexojë në një portal.

Në fund do të vlerësohen vendimet për punë, jo sa bukur ke dalë në portale apo në rrjete sociale.