Shefi i Cambridge Analytica hedh peshqirin pas tre javësh

Kryetari i ngarkuar i përkohshëm i kompanisë së diskutueshme të analizës së të dhënave jep dorëheqjen.

Auto & Tek

12/04/2018 20:34

Pas vetëm tre javësh, shefi i përkohshëm i Cambridge Analytica , Alexander Tayler , jep dorëheqjen nga kjo punë. Ai do të kthehet në postin e mëparshëm të Kontrolluesit të të Dhënave, tha kompania të mërkurën. Tayler do të përqëndrohet në hetimet e ndryshme teknike dhe hetimet rreth skandalit të të dhënave të Facebook.

Shefi i tretë në disa javë

Bosi i vjetër i Cambridge Analytica , Alexander Nix , u pezullua në mars. Ai kishte mburrur, ndër të tjera përpara kamerës së fshehtë të një gazetari, se Cambridge Analytica do të përdorte zhvatje për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve . Nix më vonë e justifikonte veten, ai kishte bërë shaka. Skandali tërheq qarqe të gjera. Ndër të tjera, themeluesi Mark Zuckerberg u desh të përballet me Senatin e SHBA-s dhe Kongresin e SHBA-s . Ai pretendoi se të dhënat e tij u keqpërdorën gjithashtu nga Cambridge Analytica .

Kompania, e cila gjithashtu punoi për ekipin e fushatës së Donald Trump në 2016 , fitoi qasje në të dhëna nga dhjetëra miliona përdorues të Facebook. /Lajmi.net/