Shefi ekzekutiv i BMW rrëzohet në skenë gjatë prezantimit të veturës së re (Video)

Shefi ekzekutiv i BMW, Harald Krueger u rrëzua në skenë gjatë një prezantimi në ngjarjen e veturave në Frankfurt.

Auto & Tek

15/09/2015 11:48

Pak pasi del në skenë, Krueger lëvizë në mënyrë të çuditshme mbrapa dhe rrëzohet. Dy anëtar të stafit vrapojnë për ta ndihmuar atë më pas që të ngritet në këmbë.

Një zëdhënës i kompanisë i cili e komentoi ngjarjen tha: “Kam mbetur pa fjalë. BMW do të tentojë ta ribëj konferencën më pas.”

Krueger u duk i shokuar pas rrëzimit të tij dhe mbante kokën nga mbrapa derisa u ndihmua nga anëtarët e stafit, transmeton Lajmi.net.

Shikojeni momentin: