Shefat Isufi nokauton kundërshtarin, fiton WBO Inter-Continetal për peshat super të mesme

Boksieri Shefat Isufi ka arritur ta fitojë duelin e vlefshëm për titullin vakant WBO Inter-Continetal për peshat super të mesme.

Sport

08/07/2017 22:32

Në një luftë shumë interesante, boksieri shqiptar ka mposhtur me nokaut peruanin David Zegarra, në raundin e 11-të.

Kjo ishte fitorja e 24-të për Shefat Isufin, dhe meçi i 19-të që e fiton me nokaut./Lajmi.net/