Shefat e KQZ-së me paga të majme, nëpunësit civil paralajmërojnë grevë për pagat e ulëta

Stafi civil i KQZ-së po ndihet i diskriminuar në paga karshi nëpunësve tjerë civil të Institucioneve Publike të Kosovës. Ky staf ka paralajmëruar edhe grevë për pagat e ulëta. Por udhëheqësit e këtij institucioni kanë paga shumë të larta.

Lajme

12/07/2018 23:27

Me datë 4 korrik 2018, stafi i Sekretariatit  të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka mbajtur një takim, me ç’rast ka diskutuar çështjen e pagave të nëpunësve civil në SKQZ. Stafi civil ka paralajmëruar grevë në rast se Ministria e Financave nuk ia miraton kërkesën për ekzektumin e pagave sipas rregulloreve të tyre të brendshme, ashtu sikurse institucioneve tjera.

Ndonëse nuk është bërë e ditur se sa janë të hyrat nëpunësve civil të këtij institucioni KQZ ka 20 zyrtarë të lartë që kanë paga shumë të larta, shkruan lajmi.net.

Sipas deklarimit të pasurisë të publikuar në Agjencinë Kundër Korruptonit, Adnan Rrustemi, anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka deklaruar se merr  19,144.11 euro në vit ose 2297 euro në muaj, plus 1416 euro në vit në emër të mëditjeve. Edhe anëtari tjetër i KQZ-së, Bajram Ljatifi merr  20,317.72 në vit, plus  1510 mëditje. 18,948.13 euro në vit, plus  2227 euro i merr anëtari i KQZ-së, Binak Vishaj. Edhe anëtari tjetër, Betim Gjoshi ka deklaruar të hyra vjetore  21,801. 39 euro. Anëtarja Ergit Qeli merr mbi 18 mijë euro në vit. 20,513.32 euro i ka të hyrat vjetore anëtarja, Ercan Spat.

Enis Halimi, Kryeshef Ekzutiv në KQZ i merr 18,036.00 euro në vit, ose 2164 euro, plus 1717 euro në vit mëditje. Haki Krasniqi, drejtor në KQZ  ka pagë shumë më të vogël, ose 6,992.76 euro në vit. Por, rreth një herë më të madhe  se të Krasniqit e ka pagën, Kreshnik Spahiu, i cili mban pozitën e drejtorit, ose fiks  12,086.41 euro në vit. Edhe Miradije Meha e mbanë pozitën e drejtorit dhe merr 10, 869.00 euro në vit, plus 1065 euro mëditje.

Sylejman Gashi që mbanë pozitën udhëheqës ka të hyra vjetore në vlerë prej 13,513.56 euro në vit, plus  6,611.55 euro shtesa në paga.

Kryetarja e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Valdete Daka nga paga në KQZ dhe si gjyqtare në Këshilli Gjyqësor të Kosovës ka deklaruar se merr në vit  31,980.00 euro, plus  4508 euro mëditje. /Lajmi.net/

Lexo edhe:http://lajmi.net/edhe-kqz-paralajmeron-greve/