Shef Saimiri në vendin e barit – Nga ‘Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung’

Shqipëria e vogël është shndërruar në furnizuesin më të madh me mariuanë në Europë. Sa e ka seriozisht qeveria me «luftën kundër mafies së drogës»? Një reportazh i gazetës gjermane «Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung».

Lajme

22/10/2017 08:36

Kryekomisari i luftës kundër kriminalitetit Saimir Rrustemi i ka marrë koordinatat për aksionin e tij drejtpërdrejtë nga ministria e Brendshme. Para se të fillojë aksioni ai shfeton letrat nën dritën e një llambe të rrugës: pamje satelitore nga Google Earth, kurrize të kodrave me male dhe mbi to të shpërndara gjilpëra të verdha.

Është natë, pak para orës katër, dhe Shkodra, qyteti më i madh i Shqipërisë së veriut, fle. Vetëm para stacionit të policisë ka jetë. Gjithnjë e më shumë pjesëtarë të policisë dalin duke çapitur nga errësira. Kryekomisari Saimir Rrustemi nënvizon në dokumentet e tij emrat përkatës të fytyrave të lodhura. Ai i ka angazhuar 50 policë nga stacioni lokal i policisë, një turmë e larmishme me uniforma të kaltra në të errët. Meqë aty ku janë të ngulitura gjilpërat vitin e kaluar është hapur zjarr ndaj policëve, tani është angazhuar edhe një njësi speciale: tre furgonë të mbushur me djem.

Secili me kallashnikov. «Ju pret një punë e mundimshme», thotë Rrustemi pasi del para policëve. Syhapur, me hijen e një mjekre në faqe, këmbët në pozicion ushtarak. «Askush nuk do të kthehet në qytet para se të kryejmë punën». Ai është 36-vjeçar, më i ri se shumica e policëve të tij. Shef Saimiri e quajnë prej se ai vitin e kaluar u emërua kryekomisar i qytetit. Që nga atëherë detyra e tij kryesore është kjo: zhdukja e bimëve. Çdonjëra prej 12 gjilpërave tregon se bëhet fjalë për ara me kanabis. Shqipëria, në jugperëndim të Ballkanit. Gjatë gati 300 ditëve të vitit mban mot me diell. Megjithatë, lumenjtë që nga malet derdhen në Mesdhe, kanë shumë ujë. Kushte shumë të mira jo vetëm për 0orën dhe faunën vendore, por edhe për bimën që ºllimisht ishte sjellë nga Azia qendrore, latinisht: Cannabis sativa. Ajo rritet në Shqipëri aq mirë, saqë ky vend i vogël është bërë prodhuesi dhe furnizuesi më i rëndësishëm i mariuanës në Europë. Dukshëm më i rëndësishmi, siç thotë Europoli. Një përzgjedhje nga konfiskimet e mariuanës shqiptare në muajt e fundit: dy tonelata në një jaht luksoz në jug të Peloponezit, 25 kilogramë në një autobus në Vjenë, 674 kilogramë në një mjet transporti afër Amsterdamit, 2,3 tonelata në një skaf të shpejtë para Pulias (Apulia), 550 kilogramë në një kamion në autostradën 9 afër Hof-it (në Gjermani). Ishte ndër konfiskimet më të mëdha që i bëri dogana e Bavarisë.

Një ndër trevat më të mëdha të mbjella me mariuanë vitin e kaluar ishte në malet e Dukagjinit, jo larg Shkodrës. Këtu Shqipëria është siç e ka përshkruar Karl May, pa qenë kurrë këtu: e izoluar, e ashpër dhe shumë e bukur. «Ferr», thonë policët e shef Saimirit.

Koordinatat për aksionin e tyre ata fillimisht i kanë marrë nga Guardia di Finanza italiane. Policia financiare dhe doganore fluuturon rregullisht mbi territorin shqiptar dhe shkrep fotograº, të cilat pastaj shqyrtohen. Ngjyra e gjelbër e arave me kanabis është më intensive se e pjesës tjetër të vegjetacionit, dhe kur italianët zbulojnë këso njolla, ata ia përcjellin informatat ministrisë së Brendshme në Tiranë. Pastaj policët si Saimir Rrustemit duhet të hidhen në aksion.

Në tokë, sepse helikopterë nuk kanë. Rruga drejt trevës së Dukagjinit vërtet i ngjan një udhëtimi në ferr. Amortizatorët e xhipave të policisë qëmoti janë shkalafitur. Rruga e paasfaltuar kalon mbi një grykë të thellë dhe kilometër pas kilometri qëndrojnë kryqe dhe pllaka përkujtimore me emra që tregojnë për familje të tëra që janë fundosur në vdekje. Fshatrat s’janë gjë tjetër veçse amvisëri bujqish të shpërndara gjithandej, aty-këtu një kishë dhe një shkollë me pullaz të rrëzuar. Pas katër orë e gjysmë rruga është aq e përpjetë, saqë një automjet policie vjell tym dhe ndalet. Shoferi përpiqet duke marrë hov, pastaj me të shtyrë, por motori nuk ia arrin. «Viti i prodhimit 1998», thotë polici. «Kështu do ta luftojmë ne mbjelljen e kanabisit? Ata kanë më shumë para se ne».

Krimi i organizuar ka gjetur një truall të pëlleshëm në Shqipëri. Kalimi nga regjimi totalitar në demokraci në fillim të viteve ’90 u karakterizua nga trazirat e dhunshme, paligjshmëria dhe korrupsioni. Klane maºoze me lidhje të ngushta me politikën ºlluan të ºtojnë para nga kontrabanda me cigare, armë, heroinë dhe njerëz. Së shpejti u kyçën edhe në biznesin e kanabisit. Në Lazarat, jo larg kuºrit me Greqinë, mbjellja arriti përmasa industriale. Banorët mbillnin në oborre pas shtëpie, kopshte dhe në ara. Për përpunim kishin disa laboratorë. Sipas vlerësimeve të Guardia di Finanza në Lazarat çdo vit prodhoheshin deri në 900 tonelata kanabis.

Qeveria në Tiranë e toleroi Lazaratin, thua se është zonë e lirë për tregti me drogë. Banorët unanimisht votonin Partinë Demokratike, e cila ishte në pushtet nga viti 2005 deri më 2013. Pak para se të mbushej një vit nga ndërrimi i qeverisë – dhe pak ditë para se Bashkimi Europian të merrte vendim nëse Shqipëria do të ºtojë statusin e kandidatit për anëtarësim -, kryeministri socialist Edi Rama urdhëroi një ndërhyrje policore. 800 policë dhe forca speciale me automjete të blinduara rrethuan fshatin. Kundër tyre u hap zjarr me mitraloza dhe granata kundërtank. Pas pesë ditësh policia arriti të asgjësojë 80 tonelata mariuanë dhe 130 mijë bimë. Por, lufta kundër kanabisit vetëm kishte nisur. Sepse plantacionet e përhapën pastaj në mbarë vendin. Në Lazarat u arrestuan vetëm shërbëtorët. Shefat e tyre ikën – me paratë, me ekspertizën, me lidhjet e mira me politikanë dhe policë. Sa të rëndësishme janë këto lidhje e konºrmon një njeri, i cili vetë ka punuar në arat e kanabisit në Dukagjin. Ai nuk dëshiron t’i përmendet emri, dhe nuk dëshiron të 0asë në kafehanen në Shkodër, të cilën e kishte zgjedhur vetë si pikëtakim, por në veturë në lëvizje. «E kam bërë këtë vetëm për shkak se më duheshin para për familjen time», thotë ai vazhdimisht. Është 17-vjeçar, shumë i zgjatur, por i hollë si fëmijë. Ai thotë se para 10 vitesh me prindër dhe pesë motra e vëllezër ka ardhur nga një fshat malor i Dukagjinit në periferi të Shkodrës. Një vit shkoi në shkollë, mësoi si të shkruajë emrin e tij, më shumë jo. Filloi të lajë vetura dhe fitonte 300 lekë në ditë. Dy euro e gjysmë. Para dy vitesh atë e kontaktoi një djalë nga fqinjësia, një që po ashtu rridhte nga Dukagjini dhe përherë bartte rrobe të markave të shtrenjta. «A dëshiron të punosh për mua në ara?», pyeti ai. Pasi ai premtoi 3 mijë lekë në ditë, djaloshi tha po. Shefi i tij i ri kishte katër ara, të fshehura pas maleve në kodra. Pesë, gjashtë të rinj punonin atje gjatë verës. Hidhnin farën, plehun, bartnin ujin, spërkatnin helmin. Dhe në vjeshtë korrnin. Vetëm si rojtar ai nuk ishte angazhuar kurrë, tregon djali. Kallashnikovi, thoshte shefi, është i rëndë për ty. Sidomos para fillimit të korrjeve vinin vazhdimisht policë në kodra për t’i zhdukur bimët e kanabisit. Arat tona, thotë djaloshi, ishin të sigurta. «Shefi im ka miq në politikë. Dhe ka paguar shumë para».

Qeveria e socialistëve në Tiranë, e cila rifitoi pushtetin në zgjedhjet e qershorit të këtij viti, nuk e mohon se zyrtarë të lartë të shtetit janë të përzier në aktivitetet e bandave të drogës. Por qeveria pretendon se po lufton pa kompromis kundër kësaj dukurie. «Kjo është një luftë e vërtetë, nuk është si të kositësh bar në kopshtin tënd», thotë kryeministri Edi Rama. «Ka momente kur kalon në sulm, pastaj ka kundërofensiva të kriminelëve. Por, tani të gjithë kemi arsye të besojmë se kjo histori do të marrë fund gjatë këtij viti». Që nga ºllimi i vitit të gjithë drejtorët e policisë të 12 rajoneve shqiptare janë ndërruar. Ndryshe nga më parë operacionet për shkatërrimin e arave me kanabis ºlluan menjëherë pas mbjelljes në pranverë. Hulumtimet e përbashkëta të kësaj gazete dhe të magazinës «Report München» të televizionit gjerman ARD në disa pjesë të vendit tregojnë se po mbillet më pak kanabis se vitin e kaluar dhe nëse mbillet, atëherë në zona shumë të thella. Banorët e fshatrave, gazetarët lokalë dhe të involvuar të tjerë e konºrmojnë këtë. «Sheº im sivjet nuk ka ara», thotë djaloshi nga Shkodra. «Unë përsëri po laj vetura». Dhe kryekomisari Saimir Rrustemi thotë: «Kanabisi sivjet gëzon prioritetin më të lartë». Pastaj shton: «Kësaj here me të vërtetë». Por, oferta e mariuanës shqiptare nuk është zvogëluar si pasojë e ofensivës – përkundrazi: autoritetet doganore dhe policore të Europës aktualisht po konºskojnë më shumë se kurrë./David Klaubert/