Sheen dhe Goldberg, pjesë e filmit mbi sulmet e 11-të shtatorit

Charlie Sheen dhe Whoopi Goldberg do të jenë pjesë e filmit mbi sulmet terroriste të 11-të shtatorit 2001 në Amerikë.

ShowBiz

09/03/2016 11:51

Filmi ka nisur të xhirohet këtë javë dhe planifikohet të dalë për publikun në fund të këtij viti. Me regjisor Martin Guigui filmi flet mbi jetën e pesë të ngujuarve në një ashensor në World Trade Centre në Nju Jork, në ditën e kobshme për tërë botën.

“Është një projekt në të cilin po punohet qe tetë vite. Një mrekulli po bëhet realitet në fakt” thotë regjisori i filmit “Nine Eleven”. Luis Guzman, Wood Harris dhe Olga Fonda janë pjesë e ekipit të filmit po ashtu.

“Me aktorë të tillë, jemi të lumtur që një film i tillë do të tregojë historinë e këtyre pesë personazheve. Goldberg dhe Sheen janë të dy nga Nju Jorku dhe janë të lidhur fort me tregimin” vazhdon regjisori. /KultPlus.com