SHBA, zhduket atleti shqiptar me aftësi të kufizuara

Një atlet shqiptar paraolimpik me aftësi të kufizuara është zhdukur që prej të shtunës në Los Angelos të Kalifornisë.

Lajme

02/08/2015 22:50

Ai quhet Andi Gusmari, 44-vjeç, i cili gjendej në kampusin universitar të Universitetit të Kalifornisë në Jug.

Gusmari po merrte pjesë në një event në Kaliforni së bashku me trajnerët dhe delegacionin që e shoqëronte, por se është zhdukur të shtunën.

Policia ka kërkuar në kampusin përreth, por nuk ka gjetur gjurmë të Gusmarit.

Në njoftimin e policisë thuhet se kushdo që e ka parë mund të njoftojë policinë në numrat: 2137406000 dhe 3234411180.