SHBA vendos sanksione ndaj bankës qendrore iraniane

SHBA ka vendosur sanksione të reja për një bankë iraniane dhe individë, njoftoi Departamenti i Thesarit.

Bota

15/05/2018 19:15

Në një deklaratë në faqen e saj të internetit, departamenti i listoi katër persona, Aras Habib Kareem, kryetar i Bankës Islamike për Investime dhe Financa, Al Bilad, i cili u sanksionua gjithashtu, Valiollah Seif, ekonomist dhe guvernator i Bankës Qendrore të Iranit, dhe Ali Tarzali, ndihmës i drejtori i saj dhe Muhammad Qasir, zyrtar i Hamasit.

Sanksionet shtesë vijnë pasi presidenti i SHBA Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore me Iranin javën e shkuar, duke premtuar nivelin më të lartë të sanksioneve.

Ky veprim është kundërshtuar nga Teherani dhe nënshkruesit e tjerë të marrëveshjes historike, e cila u nënshkrua nën administratën e Barak Obamës.

Deklarata e Departamentit të Thesarit akuzon personat e sipërpërmendur se kanë lëvizur “miliona dollarë në emër të Forcave Revolucionare Islamike Corpos-Qods (IRGC-QF) tek Hezbollah”. Ato janë caktuar “posaçërisht si terroristë globalë”.

Sipas sekretarit të Thesarit Steven Mnuchin, Seif, zyrtari më i lartë bankar i Iranit, komplotoi “me IRGC-QF për të lehtësuar financimin e grupeve terroriste si Hezbollahu”.

“Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë abuzimin gjithnjë e më të ashpër të Iranit ndaj sistemit financiar ndërkombëtar. Bashkësia globale duhet të mbetet vigjilente ndaj përpjekjeve mashtruese të Iranit për të siguruar mbështetje financiare për autoritetet e saj terroriste”, tha Mnuchin.