SHBA-të zbusin Kinën, kjo e fundit ‘e lut për mëshirë’

Kina ka ofruar një blerje masive të të mirave të SHBA’ve, sipas një raporti të ri, në një përpjekje për të rudhur shkallëzimin e tensioneve tregtare me administratën e Presidentit Donald Trump.

Bota

06/06/2018 08:30

Sipas Lingling Wei dhe Bob Davis në revistën Wall Street, zyrtarët kinezë kanë ofruar për të blerë të mirat e SHBA’ve me vlerë 70 miliardë dollarë gjatë një takimi me Sekretarin për Tregti, Wilbur Ross, javën e kaluar.

Si pjesë e importeve të reja, Kina do të importonte sasi më të madhe të sojeve, misrit, gaz natyror, naftë të papërpunuar, qymyr, dhe më shumë, sipas revistës, transmeton gazetametro.net

Importi i produkteve energjetike dhe agrikulturore do të dizajnohej që të ndihmojnë lehtësimin e tensioneve tregtare në mes dy vendeve dhe janë rezultat i një serie të bisedimeve mes delegacionit të SHBA’ve dhe zyrtarëve kinezë.
Tensionet burojnë nga një vendim i muajit Mars nga Trump që të vendos në të mirat e Kinës me vlerë prej 50 miliardë dollarë si ndëshkim për kompanitë kineze që vidhnin pronën intelektuale amerikane.