SHBA-të rivendosin marrëdhënie diplomatike me Kubën

Presidenti amerikan, Barack Obama pritet të njoftojë për një ndryshim në politikën amerikane ndaj Kubës.

Bota

17/12/2014 17:33

Ndryshimet, siç bëhet me dije, do të përfshijnë hapjen e një ambasade në Kubë, me qëllim që të fillojnë negociatat për normalizimin e marrëdhënieve mes këtyre  dy vendeve fqinje .

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Obama do të dalë me një deklaratë të mërkurën në orën 18.00 sipas kohës amerikane .

Presidenti kuban, Raul Castro pritet po ashtu të dalë njëkohësisht me një deklaratë lidhur me këtë.