SHBA-të po i japin Serbisë shansin që e humbi Millosheviqi

SHBA-të po ia japin edhe një shans Serbisë për t’iu afruar perëndimit, por hyrja në këtë rast, nuk është e lirë dhe ekzistojnë disa kushte raporton e përditshmja serbe “Blic”.

Lajme

04/06/2015 17:24

Kushtet e Amerikës janë të njohura për Serbinë. Ato janë shmangiet e këtij pushteti nga ndikimi rus, bashkëpunimi rajonal, bisedimet me Kosovën, etj.

Për ta konfirmuar këtë, ka mesi i korrikut në Beograd do të udhëtojë zëvendës/sekretaret amerikane të shtetit, Victoria Nuland dhe Evelyn Farkas.

“Serbia po e fiton një mundësi historike për t’iu afruar botës perëndimore, njëlloj sikurse e kishte vite më parë Sllobodan Millosheviqi, por i cili e humbi atë. Si kompensim për këtë, Serbia do të fitojë përkrahje politike nga SHBA dhe BE, ndihmë të konsiderueshme ekonomike, qasje në fonde, modernizim të ushtrisë”, ka bërë të ditur ky burim i Blic-it, transmeton lajmi.net.