SHBA-të nuk janë në Botëror, por tifozët amerikanë kanë bërë diçka të “çmendur” – Lajmi.net
SHBA-të nuk janë në Botëror, por tifozët amerikanë kanë bërë diçka të “çmendur”
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliSport 22:09, 13 June 2018
Tifozët amerikanë kanë blerë më shumë bileta të Kupës së Botës se çdo vend tjetër edhe pse përfaqësuesja e SHBA nuk arriti të kualifikohej për në ngjarjen më të rëndësishme futbollistike.

Të dhënat e publikuara nga vetë FIFA tregojnë se në total janë shitur 2.4 milionë bileta për këtë kompeticion ku do të zhvillohen 64 ndeshje.

Në fillim të kësaj jave, ishin 871 797 bileta që iu shitën tifozëve nga të cilat rreth 90 mijë u blenë nga amerikanët që nga muaji shtator. Pas SHBA, numri më i lartë i biletave të shitura të Botërorit është shënuar në Brazil, vendi i skuadrës 5 herë kampione të botës me 72512 bileta, më pas vijnë Kolumbia, Meksika, Argjentina dhe Peruja.

Ndërsa në vendin e kampionëve të botës, Gjermani, numri i biletave të shitura arriti në 62541. në dhjetëshen e vendeve ku janë shitur më shumë bileta janë edhe Kina, Australia, Polonia, Suedia e Danimarka.

Ajo që të bën përshtypje është se në Angli, vendi që dallohet për tifozëri të zjarrtë janë shitur vetëm 32 mijë bileta për shkak të frikës që ekziston për shfaqjen e dhunës dhe abuzimeve raciste në Rusi.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO