SHBA-të ndihmojnë me 200 milionë dollarë viktimat e IS-it në Irak

Presidenti amerikan, Barack Obama ka deklaruar se SHBA-të do t’i japin 200 milionë dollarë për ta ndihmuar Irakun për të zhvendosurit për shkak të aktiviteteve të pjesëtarëve të grupit Shteti Islamik.

Bota

14/04/2015 22:44

Pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin irakian, Hajdar Al Abadi, Obama ka deklaruar se SHBA-të duhet të ndihmojë familjet me fëmijë që kanë pësuar për shkak të aktiviteteve të IS, transmeton AP.

Obama përkujtoi se forcat irakiane janë më mirë të përgatitura që kur Al Abadi është bërë kryeministër i Irakut para shtatë muajsh.

Presidenti amerikan ka thënë se forcat irakiane dhe koalicioni ndërkombëtar nën udhëheqjen e SHBA-ve kanë rikthyer një të katërtën e territorit të cilët luftëtarët e IS e kanë pushtuar në Irak.