SHBA-të kërkon bllokim të llogarive dhe pronave të politikanëve maqedonas?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë vendim që t’i bllokojë llogaritë bankare dhe pronat e politikanëve maqedonas nga të gjitha eshallonet e pushtetit, si dhe të një numri të madh biznesmenësh të afërt me pushtetin, për të cilët ekzistojnë dyshime për krime dhe korrupsion, lajmëroi portali maqedonas “Ohridsky”.

Lajme

13/05/2015 14:36

Diplomat i paemëruar i lartë amerikan për portalin e ka konfirmuar lajmin, duke shtuar se rekomandim për të vepruar në mënyrën e njëjtë i është thënë edhe Brukselit, respektivisht të gjitha shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Bllokimi i llogarive dhe pronave të krerëve të politikës dhe biznesit në Maqedoni, sipas të njëjtit burim, do të zgjasë deri sa në vend të krijohet klimë stabile politiko-ekonomike dhe “deri në lirimin e organeve gjyqësore nga kthetrat e politikanëve”.