SHBA-të i japin Iranit 2.8 miliardë dollarë, ndali pasurimin e uraniumit

Irani besohet ta ketë kthyer të gjithë sasinë e uraniumit të pasuruar në nivelet e kërkuara, në mënyrë që “armët bërthamore” të kthehen në forma gjithnjë e më pak të dëmshme, njoftoi Agjencia bërthamore e OKB-së.

Bota

21/07/2014 20:41

Konvertimi i stokut të tyre të uraniumit të pasuruar deri në 20% ishte pjesë e marrëveshjes për të ndalur programin bërthamor të Iranit.

SHBA-të thanë javën e kaluar se do të zhbllokonin 2.8 miliardë dollarë fonde për Iranin, në këmbim të përmbushjes së detyrimeve të Teheranit.

Të premten u arrit një shtyrje prej 4 muajsh e bisedimeve në lidhje mbi ambiciet bërthamore të Iranit, mes këtij vendi dhe fuqive më të mëdha botërore. Bisedimet synojnë të detyrojnë Iranin të kufizojë programin e vet bërthamor, në mënyrë që të përfitojë nga heqja e sanksioneve.

Gjashtë fuqitë botërore të përfshira në këto diskutime – SHBA, Franca, Kina, Rusia, Gjermania dhe Britania – dyshojnë se Irani synon të krijojë armët bërthamore, por Teherani e mohon një akuzë të tillë.

Vendi islamik këmbëngul se pasurimi i uraniumit bëhet vetëm për përdorim në termocentrale me energji bërthamore, si dhe për qëllime mjekësore. (Top Channel)