SHBA-të i bëjnë thirrje Vuçiqit të përballët me Srebrenicën

Samantha Power ambasadore e SHBA-së në OKB shprehu shpresën se kryeministri Aleksandër Vuçiq vetëm në Srebrenicë do të përballet me të vërtetën rreth gjenocidit dhe do të pranojë si të tillë.

Lajme

10/07/2015 19:29

Vuçiq ende nuk ka treguar gatishmëri të pranojë atë gjenocid në Srebrenicë, dhe ishte në mesin e përkrahësve të qëndrimit negativ të Rusisë ndaj rezolutës së Srebrenicës në OKB, transmeton “Dnevni Avaz”.

“Mendoj se kryeministri i Serbisë kur të udhëtojë në Srebrenicë do të përballet me nënat me shamia, gratë dhe vajzat e njerëzve të cilat në këtë gjenocid janë vrarë nga serbët e Bosnjës, që kanë pasur mbështetje edhe nga Qeveria e Serbisë. Natyrisht shpresa ime do të ishte që ato shamia, ata lot ajo dhimbje do të ndikojë tek ai dhe do të ndikojë që ai ta ndryshojë qëndrimin”, ka thënë Power, duke u përgjigjur në pyetjen e “Dnevni Avaz” se cila do të ishte porosia e SHBA-së për kryeministrin Vuçiq.