SHBA-të do të investojnë 33 miliardë dollarë në Afrikë

Presidenti Barak Obama ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë duke bërë një angazhim të madh dhe afatgjatë në Afrikë përmes investimeve të reja prej 33 miliardë dollarësh.

Bota

06/08/2014 10:15

Duke folur në Forumin e Biznesit SHBA-Afrikë në Uashington, Obama ka thënë se angazhimet e reja në investime dhe financime do të mbështesin krijimin e vendeve të punës për afrikanët dhe amerikanët.

Pjesa më e madhe e angazhimeve do të vijnë nga kompanitë e sektorit privat si Coca-Cola dhe IBM.

Presidenti amerikan ka theksuar se Shtetet e Bashkuara nuk janë të interesuara vetëm për kërkimin e burimeve natyrore në Afrikë.

Ai ka thënë se tregtia me Afrikën ende përfaqëson një pjesë të vogël të tregtisë së përgjithshme të Shteteve të Bashkuara, duke shtuar se kjo qasje ka nevojë për shumë përmirësime.

Samiti tre-ditore SHBA-Afrikë i përfundon punimet sot.