SHBA tani ka plumbin e mençur nga i cili nuk mund të shpëtojë askush

Herën e fundit që ju kemi treguar për një plumb të mençur ka qenë këtë vit para disa muajve. Është ky plumbi i mençur i DARPA që ka aftësinë për të korrigjuar vetën në mënyrë që të arrijë cakun.

Auto & Tek

29/04/2015 17:17

Nëse në fillim ky plumb nuk u është dukur i frikshëm, një video e re tregon një test të ri, në të cilin një njeri që kurrë nuk ka përdorur snajper lehtësisht do të mund të qëllojë cakun që lëvizë, transmeton Lajmi.net.

Plumbi i mençur 50 kalibër është prodhim i një programi të quajtur EXACTO nga qeveria amerikane.

Menaxheri i DARPA, Jerome Dunn e quajti këtë plumb “shpikje të madhe që hapë shumë dyer të së ardhmes së armëve”.

Shikojeni videon më poshtë:

Video e mëhershme që tregonte plumbin: