SHBA, stuhia e dëborës shkakton probleme me energjinë
Mbi 300 000 vetë janë prekur nga ndërprerjet e energjisë elektrike në të dy Karolinat, në Alabama, Tenesi dhe Xhorxhia.
Bota
Një stuhi e fuqishme dëbore është përplasur mbi shtetet juglindore të Shteteve të Bashkuara, duke marrë jetën e një personi e duke lënë me qindra mijëra të tjerë pa energji elektrike.
Me mijëra fluturime janë anuluar ndërkohë në mbarë rajonin, transmeton “Tch”.
Mbi 300 000 vetë janë prekur nga ndërprerjet e energjisë elektrike në të dy Karolinat, në Alabama, Tenesi dhe Xhorxhia, ndërsa një paralajmërim për forcën e stuhisë mbetet në fuqi në juglindje. Në disa zona ra aq shumë borë sa linjat e tensionit të lartë u rrëzuan prej peshës së saj.
Rreth 60 aksidente u raportuan në Virxhinia dhe 500 në Karolinën e Veriut. Një shqetësim madhor për autoritetet tani nuk është vetëm bora, por edhe akulli që i ka bërë rrugët tejet të rrezikshme.