SHBA: Shkon në katërt numri i të vdekurve nga të shtënat në shkollë

Ka shkuar në 4 numri i të vdekurve në SHBA, ku nga një sulm i muajit të kaluar në një shkollë, ishin plagosur 7 veta.

Bota

08/11/2014 14:52

Njeri nga të plagosurit në një shkollë në Washington të Shteteve të Bashkuara, muajin e kaluar, ka vdekur, duke quar në 4 numrin e të vdekurve nga ky sulm, ku ishin plagosur 7 persona.

Andrew Fryberg, 15 vjeç, ka qenë kushëri i vrasësit dhe ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore që nga sulmi i 24 tetorit.

Jaylen Fryberg ka hapur zjarr me një pistoletë në kafiterinë e shkollës pranë qytetit Sitëll, para se të vriste veten.

Autoritetet kanë thënë Fryberg u ka dërguar mesazh pesë miqve për t’u takuar për drekë.

Pasi janë ulur në tavolinë, ai ka shtënë me armë. /REL/