SHBA, Senati gati për miratimin e buxhetit të mbrotjes

Senati amerikan pritet të miratojë sot një projektligj për politikën e mbrojtjes, që parashikon 700 miliard dollarë për buxhetin e Pentagonit dhe forcon mbrojtjen kundër raketave, në përgjigje të provave me raketë të Koresë së Veriut.

Bota

18/09/2017 15:47

Projektligji pritet të miratohet me një shumicë të konsiderueshme, me mbështetje nga të dyja partitë në klimën e përpjekjeve të presidentit Donald Trump për bashkëpunim me demokratët e Kongresit. Projektligji e ndihmon presidentin të mbajë premtimin e fushatës për një shtim të shpenzimeve ushtarake prej dhjetëra miliarda dollarësh.

Projekt-ligji i Senatit siguron 640 miliard dollarë shpenzime për operacionet bazë të Pentagonit, si blerja e armëve dhe pagesat për trupat si dhe 60 miliard dollarë të tjera për misionet e luftës në Afganistan, Irak dhe Siri.

Me programin bërthamor të Koresë së Veriut, që shihet si një kërcënim i qartë për SHBA dhe aleatët e tyre, projektligji parashikon 8.5 miliard dollarë për të forcuar sistemet amerikane të raketave dhe të mbrojtjes.