SHBA: Politika shqiptare, ka persona me të kaluar kriminale

Misioni amerikan në OSBE ka reaguar në lidhje me raportin e fundit mbi zgjedhjet Lokale të 21 Qershorit në Shqipëri.

Lajme

17/09/2015 19:15

Sipas një reagimi nga ana e përfaqësuesve amerikanë në këtë mision, në fletët e votiomit në Shqipëri mbetën sërish disa emra me të shkruar kriminale edhe pse një pjesë e atyre që dyshoheshin tashmë janë jashtë politikës.

“SHBA-të theksojnë se pavarësisht se u shënua progres në heqjen e individëve me lidhje kriminale nga gara, disa emra mbeten në listë. Bëjmë thirrje që shqiptarët të këmbëngulin që partitë politike të ofrojnë kandidat me reputacion, që duan që vend ii tyre të ecë përpara”,- është shprehur, ambasadori i SHBA-ve, Daniel B. Baer.

Por sipas Misionit amerikan në OSBE, ende në politikën shqiptare kamë mbetur politikanë me të shkuar kriminale dhe kjo vë në dyshim të ardhmen e vendit.

Sipas SHBA-ve, lufta ndaj korrupsionit është esenciale për zhvillimin e Shqipërisë dhe për këtë e vetmja rrugë janë reformat që parandalojnë të dënuarit që të kandidojnë dhe të futen në politikë.

“Eliminimi i korrupsionit dhe influencat kriminale mbi qeverinë është thelbësore për Shqipërinë në ndërtimin e një qeverisje të mirë dhe institucione demokratike”,- shprehet ambasadori duke shtuar se, rruga më e mirë për këtë është kryerja sistematike e reformave kushtetuese dhe legjislative për të parandaluar përfshirjen e kandidatëve që kanë influencë kriminale në fletën e votimit.

Daniel B. Baer u kërkon partive politike që të punojnë për reformën në drejtësi, pasi qytetarët shqiptare presin prej shumë kohësh një gjë të tillë. Ai bën thirrje që në proces të jetë e përfshirë dhe opozita.

“SHBA-të inkurajojnë qeverinë dhe parlamentin që të përmbushin zotimin për ta cilësuar reformën në drejtësi si reformën kryesore me veprime dhe jo me fjalë. Ne duam të vëmë në pah rëndësinë e përfshirjes së opozitës në këtë proces. Reformat duhet të kryen me dakordësinë e shumë partive dhe në të njëjtën kohë është e rëndësishëm që asnjë parti të mos bllokojë rrugën për të ecur përpara”, është shprehur ambasadori amerikan në Vjenë.