SHBA po mbetet pa bomba për të bombarduar ISIS-in

Forcat Ajrore Amerikane kanë gjuajtur më shumë se 20,000 raketa dhe bomba që kur fushata e bombardimeve kundër ISIS-it nisi 15 muaj më parë, thuhet sipas Forcave Ajrore, duke çuar në mungesë të municioneve dhe duke bërë thirrje që të niset prodhimi i armëve.

Bota

04/12/2015 18:29

Përderisa SHBA po vazhdon fushatën kundër grupit terrorist në Irak dhe Siri, Forcat Ajrore tani janë duke “shpenzuar më shpejtë municionet se sa që ishte parashikuar”, tha shefi i shtabit gjeneral të Forcave Ajrore, Mark Welsh në një deklaratë.

“Aeroplanët B-1 kanë gjuajtur bomba në numër rekord. Aeroplanët F-15 janë duke u përdorur për shkak që janë në gjendje që të lëshojnë një gamë të gjerë të bombave dhe kështu të bëjnë një fleksibilitet më të madh. Ne kemi nevojë që të investohet më shumë, për t’u siguruar që jemi mjaftueshëm të përgatitur për luftën e gjatë”, tha Welsh, transmeton lajmi.net.

Fushata e bombardimeve e ka lënë Forcën Ajrore të SHBA-së “nën objektivat e dëshiruara”. Zyrtari i lartë tha për CNN se Forcat Ajrore kanë kërkuar fonde shtesë për raketat Hellfire, dhe se tani janë duke u zhvilluar planet për të rritur prodhimin e armëve, në mënyrë që të plotësohen rezervat.

Por, që kjo të realizohet mund të marr kohë deri në 4 vjet, që nga koha e shpenzimeve për rifurnizim të aseteve, tha zyrtari. (lajmi.net)