SHBA, pas protestës shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Pas planit për heqjen e statujës së komandantit të ushtrisë së konfederatës së qytetit Charlottesville, bëhet e ditur se në protestën e nisur nga grupet raciste ka patur përleshje

Bota

13/08/2017 09:46

Një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur si pasojë e ngjarjeve të përjetuara në protestën ku qindra racistë mbajtën në qytetin Charlottesville, në rajonin Virginia të SHBA-ve, ku pas ngjarjeve është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në rajon, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas planit për heqjen e statujës së komandantit të ushtrisë së konfederatës së qytetit Charlottesville, bëhet e ditur se në protestën e nisur nga grupet raciste ka patur përleshje.

Ndërkohë janë rritur tensionet pasi kanë mbërritur grupet kundërshtare në vendin e protestës ku grupet raciste ishin të armatosur. Ndër të tjera bëhet e ditur një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pasi grupet raciste i kanë shkelur me automjet. Pas përleshjeve mes grupeve bashkia Charlottesville ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Prefekti Terry McAuliffe ka njoftuar se ka dhënë urdhrin e nevojshëm që forcat e sigurisë kombëtare të vendosin sigurinë në rajon.

Ndërsa media amerikane ka theksuar se forcat e sigurisë deri në urdhërin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nuk kanë marrë mjaftueshëm masat.

Natën e të premtes protestues që mbanin pishtarë duke përngjasuar me organizatën Ku Klux Klan gjatë një proteste të zhvilluar në Universitetin Virginia brohoritën me sloganet “Hebrenjtë nuk do të mund të kalojnë në vendin tonë”, “gjak dhe tokë”, “një popull i vetëm, një komb, fund emigrimit”.

Edhe muajin e kaluar mbështetës të Ku Klux Klan patën zhvilluar protestë.