SHBA nuk njeh rezultatin e referendumit të Krimesë

Pas raundit të katërt të diskutimeve në Këshillin e Sigurimit të OKB’së, Ambasadorja Samantha Power tha se Rusia e ka gjetur të izoluar nga anëtarët tjerë të Këshillit, pasi që të gjithë kanë ngritur shqetësime për sovranitetin e Ukrainës.

Bota

07/03/2014 06:59

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do ta njohin rezultatin e referndumit të 16 marsit për të ardhmen e rajonit të Krimesë, sepse votimi nuk përfshin tërë Ukrainën, tha Samantha Power, Ambasadore e SHBA’ve në OKB.

“Ne nuk do ta njohim rezultatin e këtij referendum në këtë fazë. Secili diskutim për të ardhmen e Ukrainës duhet t’a përfshijë edhe qeverinë legjitime të Ukrainës”, tha ajo.

Pas raundit të katërt të diskutimeve në Këshillin e Sigurimit të OKB’së, Power tha se Rusia e ka gjetur të izoluar nga anëtarët tjerë të Këshillit, pasi që të gjithë kanë ngritur shqetësime për sovranitetin e Ukrainës.