SHBA nuk do të lejojë krijimin e shtetit xhihadist Irak-Siri (IS)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka thënë se nuk do të lejohen xhihadistët të ndërtojnë një “kalifat” duke ”rrëmbyer” Sirinë dhe Irakun.

Bota

09/08/2014 18:34

Të premten, SHBA-ja filloi sulmet ajrore mbi luftëtarët e shtetit islam (IS) në Irakun e veriut. 

Obama tha se do të ketë sulme ajrore të tjera nëse është e nevojshme, por jo operacione ushtarake amerikane në terren. 

Britania e Madhe ka dërguar një aeroplan për t’u bashkuar me operacionin e ndihmave në Mt Sinjar, ku mijëra anëtarë të minoritetit fetar Yazidi janë bllokuar. 

Pentagoni më herët tha se kishte kryer një ndihmë të dytë nga ajri, që përfshinte më shumë se 1.500 litra ujë dhe 28.000 vakte ushqimore. 

IS, i njohur më parë si ISIS, ka marrë kontrollin e ngastrave të Irakun verior dhe perëndimor dhe kohët e fundit kapi digën më të madhe të vendit në Mosul.