SHBA: Nëntëvjeçari vret motrën 13 vjeçare për një komandues loje

Një vajzë 13 vjeçare nga Mississippi, ka ndërruar jetë pasi dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga vëllai i saj nëntëvjeçar.

Bota

19/03/2018 09:42

Sipas raportit të policisë bëhet e ditur që ky incident fatal ka ndodhur për shkak të një video-loje, pasi motra e nëntëvjeçarit nuk hiqte dorë nga kontrollori (joystick), njofton Klan Kosova.

Ai thuhet se e kishte shtënë nga prapa dhe plumbi ka depërtuar në trurin e saj.

Një sherif lokal njoftoi të dielën se adoleshentja kishte vdekur nga plagët e saj në një spital në Memphis.

Ishte e paqartë se si nëntëvjeçari mori armë po ashtu është ende e paqartë se me cilat pasoja do të përballet ai.