SHBA miraton buxhetin ushtarak 2015 dhe ai është…

Senati amerikan ka miratuar sot buxhetin ushtarak për vitin 2015, i miratuar më parë nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Bota

13/12/2014 22:31

Plot 577 miliardë dollarë është buxheti që Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka miratuar për ushtrinë për vitin 2015.

Projektbuxheti është kaluar me 89 vota pro dhe 11 kundër, pas miratimit të tij në Dhomën e Përfaqësuesve, javën e kaluar.

Tani pritet që presidenti Barak Obama ta nënshkruajë atë.

Ligji parashikon buxhetin bazë të Pentagonit prej 496 miliardë dollarësh, plus edhe afro 64 miliardë dollarë për konfliktet jashtë vendit.

5.4 miliardë do të shkojnë për sigurimin e selive diplomatike të SHBA-së jashtë vendit.