SHBA, kryeprokurori i ka ditët e numëruara

Shtëpia e Bardhë bëri me dije se do të vendosë së shpejti për fatin e Prokurorit të Përgjithshëm Jeff Sessions, pasi një lumi kritikash që ai mori nga presidenti Trump.

Bota

26/07/2017 13:11

Përmes disa mesazheve në Twitter, Trump e cilësoi kryeprokurorin të dobët dhe në telashe. Më vonë, gjatë një komenti nga Shtëpia e Bardhë, Trump tha se ishte i zhgënjyer me Sessions, pasi ai nuk duhet të kishte hequr dorë nga hetimi për Rusinë. Trump akuzoi kryeprokuroin gjithashtu se nuk po tregon ashpërsi ndaj krimeve të Hilari Klinton.

Vetë Sessions ditë më parë dhe njerëzit pranë tij thonë se ai do të qëndrojë në post dhe do të vazhdojë të kryejë detyrën. Pas kritikave të presidentit Trump, Anthony Scaramucci, drejtori i sapo zgjedhur i komunikimeve, i hapi rrugë spekulimeve se ditët e prokurorit të përgjithshëm janë të numëruara.

“Shumë shpejt do të marrim një vendim”, deklaroi Scaramucci para gazetarëve. I pyetur nëse presidenti Trump dëshiron largimin e Sessions, Scaramucci tha se niveli i tensionin në raportin mes tyre është tashmë publik. Mediat amerikane raportuan se Sessions kishte kërkuar një takim me Trump për të diskutuar situatën, por sipas Scaramuccit presidenti nuk ka ndërmend ta bëjë këtë.