SHBA, Koreja e Jugut dhe Japonia, bashkë kundër Kores së Veriut

SHBA-të, Koreja e Jugut dhe Japonia kanë thënë se do të jenë të bashkuar në reagimin e tyre ndaj pretendimit të Koresë së Veriut se ka testuar me sukses një bombë me hidrogjen.

Bota

07/01/2016 08:42

Koreja e Veriut pranoi gjatë ditës së djeshme se  ky ishte testi I katërt nuklear dhe i pari prej më të fuqishmeve të bombës së hidrogjenit, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së gjithashtu ka rënë dakord për të filluar hartimin e masave të reja kundër Koresë së Veriut.

Por mbetet ende jo e pa qartë nëse Koreja e  Veriut me të vërtetë ka kryer një provë të tillë./lajmi.net.