SHBA-Kina premtojnë një epokë të re bashkëpunimi

Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson dhe presidenti kinez, Xi Jinping thanë të dielën se dy vendet po fillojnë një fazë të re të mirëpritur bashkëpunimi

Bota

19/03/2017 18:17

Pas një takimi të shkurtër në Pekin, zoti Tillerson tha se “ne e dimë se përmes një dialogu të mëtejshëm, ne do të arrijmë më shumë mirëkuptim që do të sjellë forcimin e lidhjeve mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara”.

Zoti Xi tha se kur bideoi me Presidentin Donald Trump muajin e kaluar, dy udhëheqësit ranë dakord për nevojën e përpjekjeve të përbashkëta për përparimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Kryediplomati amerikan shprehu gjithashtu dëshirën e zotit Trump për të vizituar Kinën në të ardhmen.

Në komentet e tyre nuk u përmendën çëshjtet delikate të rajonit, apo ato mes dy vendeve.

Kina ishte ndalesa e tretë dhe e fundit e turneut të tij të parë në Azi, që përfshiu gjithashtu vizita në Japoni dhe Korenë e Jugut. /VOA/