SHBA: Jim Mattis e vazhdoi turneun në Lindje të Mesme

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Jim Mattis, sot është takuar me emirin e Katarit, në kuadër të turneut të tij në Lindjen e Mesme, ku tashmë e ka vizituar Arabinë Saudite, Egjiptin dhe Izraelin, ndërsa nesër do të qëndroj në Xhibuti.

Bota

22/04/2017 15:49

Zoti Mattis i tha emirit të Katarit, Sheik Tamim bin Hamad Al-Thani, se është i “përkushtuar” për përmirësim të raporteve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Katarit, që është i pasur me naftë, e ku gjendet baza më e madhe ajrore amerikane në rajon.

Mattis me këtë rast e ka dënuar rolin e Iranit në Lindjen e Mesme, duke vlerësuar se “destabilizues”.