SHBA-ja mund të largohet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo pritet të mbajë një fjalim në Këshillin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, pas raporteve se Uashingtoni është duke u përgatitur për t’u larguar nga agjencia.

Bota

19/06/2018 21:08

Është raportuar se Pompeos do t’i bashkohet ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, gjatë një prezantimi në orën 21:00.

Bloomberg dhe agjencia e lajmeve, Reuters kanë raportuar më 19 qershor se Pompeo pritet të njoftojë për largimin e SHBA-së nga Këshilli me bazë në Gjenevë.

Zyrtarët amerikanë dhe disa aktivistë janë ankuar për vite rreth strukturës së Këshillit, në të cilën janë të përfshirë siç është thënë shkelësit serial të të drejtave themelore të njeriut.

Uashingtoni ka synuar të reformojë këtë trup, mirëpo Reuters ka raportuar javën e kaluar se negociatat kanë dështuar.