SHBA-ja me sistem të ri mbrojtës raketor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se SHBA-të do të zhvillojnë teknologji të reja, për të siguruar mbrojtje të pakrahasueshme raketore si dhe për të ruajtur përparësinë ndaj vendeve si Rusia, Kina, Irani dhe Korea Veriore.

Bota

17/01/2019 22:01

Komentet e tij u bënë në Pentagon, ku filloi rishikimi i sistemit mbrojtës raketor, i pari që nga viti 2010.

Presidenti amerikan tha se qëllimi i SHBA-së është i thjeshtë “ne mund të zbulojmë dhe të shkatërrojmë” çdo raketë që vjen kundër Shteteve të Bashkuara “kudo, çdo kohë dhe në çdo vend”.

Ai tha se thirrja e tij për një sistem të zgjeruar të mbrojtjes nga raketat do të mbronte më mirë Shtetet e Bashkuara, transmeton rel.

Trump tha se një strategji e re do të përfshijë një “shtresë mbrojtëse hapësinore të teknologjive të reja, të tilla si sensorë që mund të zbulojnë, ndjekin dhe shkatërrojnë raketat hyrëse të armikut.

Sistemi i ri mbrojtës, tha Trump, do të jetë në gjendje të mbrojë çdo qytet në SHBA.