SHBA-ja kërkon shpjegime nga Turqia për arrestimin e stafit të saj diplomatik – Lajmi.net
SHBA-ja kërkon shpjegime nga Turqia për arrestimin e stafit të saj diplomatik
Autori: Lajmi.net BotaLajme 19:22, 11 October 2017
Shtetet e Bashkuara ende presin shpjegim nga Ankaraja për arrestimin dhe burgosjen e pjesëtarëve të personelit konsullor amerikan në Turqi, ka thënë sot ambasadori, John Bass.

 

Ai u tha reporterëve se Uashingtoni nuk ka synim t’i shkatërroj raportet e gjata me Ankaranë, pasi bashkëpunimi ndërmjet të dy vendeve anëtare të NATO-s ka ndihmuar në reduktimin e sulmeve terroriste në Turqi.

“Për fat të keq, qeveria e Shteteve të Bashkuara ende nuk ka marrë ndonjë komunikatë zyrtare nga qeveria turke për shkaqet për të cilat janë arrestuar ose burgosur të punësuarit tanë lokalë” tha në Ankara ambasadori amerikan në Turqi, John Bass.

Shtetet e Bashkuara e kanë suspenduar pjesën më të madhe të shërbimit të vizave për shtetasit e Turqisë, pasi autoritetet i kanë arrestuar dy punëtorë turq në Konsullatën e Shteteve të Bashkuara në Stamboll, të akuzuar për spiunim.

Turqia është hamarrë duke i ndalur shërbimet e vizave në Shtetet e Bashkuara, përcjell REL.

Ky mospajtim paraqet tension shtesë në raportet tashmë të ndjeshme ndërmjet dy aleatëve në NATO, pas disa muajve të mospajtimeve lidhur me konfliktin në Siri, puçin e dështuar ushtarak të vitit të kaluar në Turqi dhe rastet e proceseve gjyqësore në Shtetet e Bashkuara kundër zyrtarëve të Turqisë.

Fjalët kyçe: ambasadori amerikan, Bass, SHBA, Turqia

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play 8 Ball Pool
  • Play Berry Rush
  • Play iStunt 2