SHBA-ja e gatshme të forcojë bashkëpunimin ushtarak me Izraelin

SHBA-ja është e gatshme të forcojë bashkëpunimin ushtarak me Izraelin, deklaroi sot sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter në Tel-Aviv, ndërkohë që Shteti hebre shqetësohet për pasojat përsa i përket sigurisë së marrëveshjes për programin bërthamor iranian.

Bota

20/07/2015 20:35

“Ne kemi folur sot për një numër masash destinuar riforcimit të sigurisë tonë të përbashkët, si mbrojtja antiraketore, planifikimi ushtarak apo siguria informatike”, theksoi Carter në një konferencë shtypi me homologun izraelit Moshe Yaalon.

“Ne mund të bëjmë akoma më shumë përsa i përket bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve, ky është mendimi i SHBA-së”, shtoi ai.